Kryhet aksioni nga Policia e Kosovës, tek ‘Lokalet e Lesnes’ në Prishtinë

E publikuar: 10/01/2020 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Policia e Kosovës ëahtë kryer aksioni në Prishtinë, më saktësisht te ‘Lokalet e Lesnes’.

Këtë e ka konfirmuar për infosot.com Bajram Krasniqi zyrtari për informim në Policinë e Kosovës.

“E konfirmojë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policorë, detajet do të bëhen të ditura pas operacionit.”.

Ky nuk është aksioni i parë për Policinë, në këtë pjesë të kryeqytetit bëhet shitja e lëndeve narkotike.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, paralajmëron se aksioni është në përfundim e sipër.