Megjithatë, Granit Xhaka do të vazhdojë ta veshë fanellën e Arsenalit.
Të paktën kështu po raportohet së fundmi, edhe pse mesfushori shqipta rishte afër largimit nga ‘Topçinjtë’, madje sipas menaxherit të lojtarit – kishte arritur marrëveshje me Hertha Berlinin për t’u transferuar në Bundesliga.
Gjithçka ndodhi për shkak të përplasjes së Grnaitit me tifozët e Arsenalit dhe lojtari e pa të arsyeshme largimin.
Por, kjo s’do të ndodhë sipas vëllait të lojtarit, Taulant Xhaka.
“Graniti më ka thënë se përfundimisht dëshiron të qëndrojë në Premierligë”, tha Taulant Xhaka për “t-online.de”.
“Nuk e di se sa ishte konkrete opsioni për Herthan, por është shumë rehat në Arsenal”.
Gjatë ditës, gjithashtu edhe trajneri Arteta ka zbuluar se si e arriti ta ndryshojë mendimin e Xhakës.
“Mesazhi im i parë për të ishte se unë dëshiroja ta kuptoja se si po ndihej ai dhe arsyen se pse ndihej në atë mënyrë”, sqaroi Arteta, kur u pyet se si arriti ta bindë Xhakën të qëndrojë në Arsenal.
“Unë dëshiroja që ai ta dëgjojë nga unë mendimin tim për të dhe i thashë se jam i gatshëm ta përkrah dhe se do ta shtyja edhe klubin ta bënte të njëjtën gjë. I thashë se do ta bëj këtë sepse mendoj se ai mund të jetë lojtar më të vërtetë i mirë për ne dhe se do ta shijonte futbollin teksa luan për mua”.
“Unë tentova ta bindë atë në këtë mënyrë. Mendova gjatë për këtë, por përgjigja e tij ishte menjëherë shumë pozitive dhe për këtë arsye mendoj se edhe ai e ndryshoi mendimin e tij”.