Justin Bieber i është përgjigjur kritikave të njerëzve pasi e akuzuan që ishte i droguar. Bieber, 24 vjec ka vendosur për herë të parë të flas hapur për gjendjen e tij shëndetsore. Shumë ndjekes e quajten ‘drogirash’ pasi që ka një kohë që fiziku dhe fytyra e tij duken ndryshe.
Por mesa duket pavarësisht pretendimeve të tyre problemi i Justin nuk është droga por shëndeti, sakstesishtë sëmundja ‘Lyme’. Justin Bieber është diagnostikuar me Sëmundjen Lyme, një sëmundje e shkaktuar nga një bakterie që transmetohet te njerëzit përmes një kafshimi të rriqrave.
Bieber është vendosur të hapet për betejën e tij sekrete për shëndetin në serinë e tij të re dokumentar me 10 pjesë, e cila do të dalë në në 27 janar në YouTube.