Të mërkurën pas një maratone 3 mujore takimesh në mes të dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është arritur marrëveshja për koalicion. Nga burime të Gazetës inFokus mësohet se marrëveshja është arritur dhe se nënshkrimi i saj do të bëhet nesër në takimin të cilin e konfirmuan të dy partitë. Ndërsa sipas burimeve posti i Presidentit i cili ishte edhe “mollë sherri” në mes të dy partive, kur të vijë koha do t’i takojë LDK-së dhe VV’së do ti kthehet një ministri. Ndarja e posteve dhe ministrive është bërë në këtë mënyrë:
Vetëvendosje si partia e parë ka marrë këto poste dhe këto ministri. Postet të cilat i ka marrë VV-ja janë Kryeministrin, Kryekuvendarin dhe zv. Kryeministrin e dytë, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa ministritë e VV-së për këtë mandat janë:
Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë e Sportit, Ministria e Zhvillimit, Tregtisë e Industrisë.
E Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë zv. Kryeministren-in parë, dhe këto ministri. Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Ministria e Mbrojtes, Ministria e Bujqesisë, Ministria e Infrastrukturës.

















