Haziri thotë se LDK s’i ka ndryshuar kërkesat për koalicion

E publikuar: 08/01/2020 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hairi ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet me Vetëvendosjen dhe se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj.

Haziri ka thënë sot do të takohen ekipi i liderëve duke përfshirë tre zyrtarëve të partive.

“Vazhdohet me takime sot është takimi i formatit të ekipeve, liderët janë të mbështetur me plus tre zyrtarë të partive ma të lartë nuk është ndërruar formacioni I bisedimeve deri tani , ne dje kemi zhvillu bisedime për mbi tre orë kurse sot do të vazhdohet aty ku e kemi lënë dje, në përpjekje që të arrijmë një koalicion”, ka thënë Haziri për Insajderi.

Tutje, Haziri ka shtuar se LDK nuk ka kërkesa shtesë dhe nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj.

“Jo ne as nuk kemi paraqitë kërkesa shtesë as nuk kemi ndryshuar qëndrim, po bisedojmë që të gjejmë modalitete pas vendimit të njëanshëm të 6 tetorit”, ka përfunduar Haziri.