Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar në Twitter për takimin e sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Thaçi me këtë rast ka thënë se kreu i VV-së më në fund shkoi në zyrën e tij për ta bërë hapin kushtetues të kërkimit të mandatit për kryeministër, por për fat të keq nuk e bëri një gjë të tillë.
Kreu i shtetit tutje thekson se shpreson që Kurti brenda 48 orëve do të mund ta nominojë një kandidat për kryeministër, pasi që populli, parlamenti dhe aleatët tanë presin këtë hap nga ai.
“Ai mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të jetë zhgënjim i madh për popullin e Kosovës dhe rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi.
Postimi i Thaçit në Twitter:
Today, the head of the leading party from October parliamentary elections Mr Kurti, finally came to my office to commit the constitutional step of asking for a PM mandate. He unfortunately didn’t do so. We are now running very late in government formation. 1/2
I hope Mr. Kurti within 48 hours may be able to nominate a candidate for PM, since the people, the parliament, our allies are expecting him to do so. He may seek further delay, but to great disappointment of people of Kosovo & risk of completely unnecessary constitutional crisis.


















