Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se ka tentuar që të takohet pas seancës konstituive me të parin e LDK-së, Isa Mustafën, mirëpo, thotë se një gjë e tillë nuk ishte e mundur.
Kurti ju ka drejtuar qytetarëve me një video mesazhi në Facebook, bëhet e ditur se pas seancës nuk iu mundësua një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafën,
“Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, deklaron Kurti,transmeton Lajmi.net.
Rrjedhimisht, Kurti ka bërë të ditur se edhe në takimin e sotëm që do të mbajë me presidentin Hashim Thaçi do të shkojë pa marrëveshje për koalicion.

















