Ish-deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputetin e PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë , në rastin “Pronto”, sot janë shpallur të lirë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. .
Ky vendim ka bërë që të reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, duke kritikuar sitetmin e drejtesisë.
Për Haxhiun ky rast tregon qartë se sistemi i drejtësisë në shtetin e së drejtës që e synojmë, ka marr goditje të rëndë me lirimin e të akuzuarve në rastrin “Pronto”.
Ky është postimi në Facebook:
Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.
Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë
dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së
shtetit.
Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve.
Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!
Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që
thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të
humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.

















