Hashim Thaçi: Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë

E publikuar: 30/12/2019 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 30-vjetorin e sulmit të shtëpisë së Adem Jasharit, ka përkujtuar veteranët e luftës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Postimi i plotë:

Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë. Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! HTH