Shkuan për të hetuar plaçkitjen, por gjetën kanabis policia në vlerë të 40 mijë eurove

E publikuar: 29/12/2019 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa po bëheshin hetime, për një plaçkitje të raportuar në nj ndërtesë në Dudley të Midlands, policia gjeti një hapësirë të mbjellë me kanabis.

Askush nuk ishte në atë pronë, ku në 40 saksi të mëdha, po rriteshin dhe ishin gati për shitje, 40 bimë të rritura të kanabisit, transmeton Telegrafi

Forcat e rendit, janë parë derisa largoheshin nga ndërtesa, me kanabisin e sekuestruar në qese të mëdha. Vlera e kësaj sasie, në treg pritet të arrinte deri në 40 mijë euro, pasi nga një mijë euro kushton secila prej tyre.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar lidhur me këtë gjetje, derisa po bëhen hetime se kush mund të jetë prapa këtij kultivimi.