Nënkryetari i AAK’së shpjegon procedurën e mandatimit të Kryeministrit të ri

E publikuar: 28/12/2019 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Presidenti duhet t’ia japë mandatin fituesit, i cili obligohet të ndërtojë Qeverinë brenda dy javësh ose të shpallë dështimin.

Nitaj ka shkruar se gjithë interpretimet tjera janë fjalë të kota.

“Ai qe ka fitu zgjedhjet duhet ta marre mandatin menjehere e pa diskutim dhe ta krijoje qeverine brenda afatit kushtetues, ose ta pranoje deshtimin! Prandaj jane dhene dy jave qe ai te provoje marreveshjen ose deshtimin!”, ka shkruar Nitaj, në një reagim në Fb.

Nënkryetari i AAK’së ka shkruar se interpretimet e VV-se edhe mund t’i kuptojë se per hall e kane, po “keta telallet nuk po i marr vesh ku e kane hallin!’.

“Po mos u perpiqni me e zbulu rroten se e kane zbulu te tjeret para jush”, ka shkruar ai.
Sidoqoftë, Albin Kurti po vazhdon t’i shmanget përgjegjësisë për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Këtë veprim po e bën duke mos e takuar Presidentin Thaçi, i cili do ta dekretonte liderin e VV’së për ta marrë pushtetin.

Mungesën e takimeve me Thaçin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot nuk është planifikuar takim i z.Kurti as me presidentin Thaçi as me z.Mustafa.