Këshilltari i Kadri Veselit i ka disa pyetje për Kurtin pas refuzimit të ftesës së dytë nga Thaçi

E publikuar: 27/12/2019 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avni Bytyçi, Këshilltari i Kadri Veselit, i ka drejtuar disa pyejte për liderin e VV-së Albin Kurtin.

Kurti e ka refuzuar edhe ftesën e dytë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e këshilltari i Kadri Veselit ka disa dyshime dhe pyetje për të.

E në fund të këtyre pyetjeve ai ka thënë se pret përgjigje me shkrim nga Kurti pasi të kthehet nga udhëtimi jashtë vendit./Gazeta inFokus/

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Rasti kur nje mandatar per kryeminister (fitues i zgjedhjeve) nuk i pergjigjet Presidentit te vendit eshte e padegjuar ndonjehere ne domokracite funksionale. Nje precedent i rrezikshem per kulturen tone politike!

Por une kam disa pyetje:

Si eshte e mundur qe z.Kurti eshte jashte vendit, ndersa letra e nenshkruar nga ai dhe e vulosur nga LVV arriti qe brenda disa oreve te jete ne Prishtine.

Ku gjendet i nominuari potencial per KM?Cila vizite jashte vendit eshte me e rendesishme sesa posti me i larte i ekzekutivit?

A genjejne z. Kurti dhe LVV, per te taktizuar me afatet kushtetuese pas tradhtise qe ja bene dje LDK-se?

A ka frike z. Kurti qe te behet Kryeminister?

*Pres pergjigje me shkrim nga i mandatuari potencial, kuptohet kurdo qe kthehet nga udhetimi jashte vendit!