Dy parti serbe i kërkojnë Qeverisë t’ua “ngrijë” pasuritë malazezëve që votuan Ligjin e fesë

E publikuar: 27/12/2019 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(Foto Reuters)
Partitë Nova Serbija dhe Narodni blok (Serbia e re dhe Blloku Popullor) kanë kërkuar sot nga autoritetet serbe që të gjithë ministrave dhe deputetëve popullorë në Mal të Zi që votuan për, siç e cilësojnë ata, Ligjin e “turpshëm” mbi lirinë e fesë, t’ua ngrijnë gjithë pasuritë në Serbi si dhe llogaritë bankare dhe që të gjithë ata të shpallën persona të padëshirueshëm “non grata”, raporton agjencia FoNet, transmeton Koha.net.

“Luftë” në Parlamentin e Malit të Zi: Dhunë, gaz lotsjellës dhe arrestime deputetësh

Nga Qeveria e Serbisë kanë kërkuar po ashtu të dërgojë notë proteste asaj të Malit të Zi, me kërkesën që të ndalet përndjekja e serbëve dhe rrëmbimi i pronave të Kishës Ortodokse Serbe, e nëse kjo nuk rezulton me efekte Serbia të shpallë ambasadorin e Malit të Zi në Serbi persona non grata.