Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Kosovën po e pret një krizë nëse nuk formohet qeveria dhe të votohet buxheti për vitin tjetër.
“Prej 1 marsit nuk guxon asnjë cent nga buxheti i vendit të shpenzohet nëse nuk miratohet buxheti. Me këtë nënkuptohet që i gjithë sektori publik do të mbesë pa paga çka do të shkaktonte kaos”, ka thënë ai.
“Potenciali për të hyrë në një krizë sociale është shumë i madh”
“Është keq që për lakmi të mos krijohet qeveria. Pushtetin vec e kanë fituar, por vetëm për pak më shumë pushtet rrezikojnë Kosovën të shkojë në një vorbull nga e cila nuk mund të dalë”.















