Aktakuzë kundër shtetases turke, për falsifikim të dokumenteve

E publikuar: 26/12/2019 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër O.G., shtetase e Republikës së Turqisë, për veprat penale, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragraf 1 të KPRK-së, si dhe, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së.

E pandehura O.G., më 02.01.2017, në Gjakove, ka vërë në lajthim organin kompetent, qendrën për Pajisje me Dokumente-Agjencinë për Regjistrim Civil, ku në dokument publik të legalizojë një çështje te pavërtete, me qëllim të ikjes nga flet arresti ndërkombëtar, bën ndërrimin e identitetit të saj të vërtetë, me identitet jo të vërtetë, respektivisht në F.R, me shtetësi Kosovare, lindur në Gjakovë, ku me këtë identitet arrin të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura O.G., ka përmbushur elementet e veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragraf 1 të KPRK-së

E pandehura O.G., më 30.01.2017, me dije e përdor dokumentin publik të falsifikuar, me qëllim të ikjes nga fletë arresti ndërkombëtarë, të njëjtat dokumente i shfrytëzon si origjinal, deri sa arrestohet në Prishtinë më datë 07.11.2019,(ku ende gjendet në paraburgim) me qëllim të ekstradimit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura ka përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokurori rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që e pandehura O.G., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.