Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar, ku është pritur që do të ketë dakordim për një marrëveshje me LDK-në.
Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një video ka bërë të ditur se nesër në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të shkojnë pa dakordim për marrëveshjen qeverisëse.
“Kisha planifikuar që sot të takojë deputetët e pakicave e ta mbajmë edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të përgjithshëm të vetëvendosjes, mirëpo këto u pamundësuan nga refuzimi i mbrëmshëm i ofertës time për koalicion qeverisës duke na dërguar kështu në Kuvendin e Kosovës pa marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se çështjen e presidentit duhet lënë për më vonë.
“Çështjen e presidentit më së miri e lëmë më vonë”, tha ai. /Telegrafi/















