Aktori Henry Cavill tregoi në një emision britanik se iu desh të bënte një sakrificë për të arritur formën perfekte fizike për serialin e tij te ri “The Witcher” .
“Dieta është e vështirë dhe je i uritur, por kur dehidratoheni për tre ditë me radhë, në ditën e fundit, mund të nuhatni ujë afër,” tha aktori.Atij ju deshtë të kalonte këtë regjimentë pasi që ka shumë skena ku tregohet fiziku i tij ne serinë ‘The Witcher’.
“Nuk mbet pa ujë për 3 ditë,” saktësoi Cavill. “Ditën e parë ke një litër e gjysmë, dhe ditën e dytë gjysmë litër, dhe pastaj ditën e tretë, pa ujë, dhe ata filmojne në ditën e katërt”.
Aktori luan rolin kryesor ne serialin ‘The Witcher’, i cili nga librat kaloi ne videolojë dhe tani si seri në Netflix. Seriali është pritur mirë si nga fansat edhe nga kritikët, sezoni i parë ka 8 epizoda.
Aktori gjithashtu do të luaj rolin e Sherlock Holmes ne adaptimin e rij te karakterit përkrahë Millie Bobby Brown.