Sot nuk ka takim Kurti-Mustafa

E publikuar: 24/12/2019 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asnjë takim për sot nuk është paraparë që të mbahet në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Isa Mustafës së LDK-së.

Ndonëse u raportua se një takim mes tyre do të nisë në orën 13:00, diçka e tillë është mohuar nga Zyra për media e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

“Nuk është paraparë diçka për sot. Tash për tash nuk ka diçka” kanë thënë për klankosova.tv nga kjo zyrë sa i përket një takimi të radhës mes këtyre dy partive lidhur me arritjen e marrëveshjes së mundshme për bashkëqeverisje.