Aktorja Hillary Duff u martua këtë vikend me Mathew Koma me të cilin ishte e fejuar për shtatë muaj.Ceremonia ndodhi në kopshtin e shtëpis dhe ishte ceremoni e vogël private.
‘Ceremonia filloi në perëndimin e diellit dhe ata u martuan brenda shtëpisë. Kur ceremonia mbaroi, të ftuarit brohorisnin. Pritja ishte në një tendë të bardhë … Motra e saj Haylie ishte shumë e përfshirë në përgatitjen e dasmës gjithashtu. Hilary dhe Haylie janë shumë te afërta. ‘ Daily Mail
Veshja e Duff ishte dizajnuar nga stilistja britanike, Jenny Packham. “Unë dua që Hilari të ndjehet, si mendoj se ajo dëshironte të ndjehej në këtë veshje nga drejtimi që kishim që është shumë modern dhe është një pamje mjaft e guximshme”, tha Packham për Vogue. “Dhe më shumë se gjithçka që unë doja që ajo të ndjehej jashtëzakonisht e sigurt në të, dhe është një pamje shumë e sigurt.”
Qifti njoftoi fejesën e tyre në maj disa muaj pasi paten vajzën e tyre, Banks Violet Bair. Duff ka një djalë me ish-burrin e saj Mike Comrie.