Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t’iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.
Autoriteti i Konkurrencës në Francë e gjobiti kompaninë Google me 150 milionë euro për, siç tha, sjellje anti-konkurruese dhe reklama të paqarta.
Rregullat për platformën e reklamave në Google nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar, thanë të premten autoritetet franceze.
Gjoba vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si: Google, Facebook, Apple dhe Amazon, të cilat shpesh kritikohen për pagesë relativisht të ulët të taksave.
Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, Google, është pajtuar t’iu paguajë autoriteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.
Isabelle de Silva, udhëheqëse e Autoritetit francez të Konkurrencës, tha se dominimi i Google në reklamat online është “i jashtëzakonshëm”.
Sipas saj, kompania amerikane kontrollon 90 për qind të tregut në këtë fushë.
Google tha se do ta apelojë gjobën.