Turqia ka bërë një nga ato gjëra që pak shtete në botë mund të arrijnë t’i bëjnë. E themi këtë, pasi një xhami historike në Turqinë juglindore është zhvendosur nga vendi i saj i mëparshëm.
Me dije bëhet se Xhamia “Er Rizk”, e cila rrezikohej nga një projekt i digës Ilisu është zhvendosur. Kjo xhami ndodhej në provincën e Batman. Xhamia në fjalë është 609-vjeçare.
Ajo është vendosur në një park kulturor rreth katër kilometra larg nga vendi i saj origjinal. Ali Naci Kosali, zyrtar për projektin ka thënë:
“Ne i kishim kryer testimet tona në rrugë deri dje, dhe nuk kishte asnjë problem. Ne do të transportojmë monumentin përmes një rrugë 4,670 metrash në vendin e tij të ri në arkeo-park.”
Gjithashtu ai ka treguar se minarja e xhamisë është çmontuar, por ajo do të restaurohet pasi të jetë vendosur mbi xhami.