Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të LDK-së të cilët kanë thënë se mund të shkojnë edhe në opozitë, shkruan GazetaBlic.
Nagavci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se VV e ka bërë të qartë që në fushatën zgjedhore se dëshiron të qeverisë me LDK-në dhe ende ka qëndrimet e njëjta, por se nuk e kishin menduar se kjo mundet dhe do të dobësoj pozitat e tyre ngociuese.
Ajo thotë se interesi i VV-së është që të realizohen pritshmëritë e qytetarëve dhe të forcojnë institucionet dhe mirëqeverisjen dhe jo pozitat e tyre.
Nagavci thotë se LDK-ja ka dy opsione.
Ajo shton se sipas kësaj LDK-ja nuk mundet me qenë opozitë, ata do të duhet ta zgjedhin për bashkëqeverisje VV-në ose të kthehen tek qytetarët.
Shkrimi i saj i plotë:
Në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave. Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese.
Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona.
Andaj dhe LDK s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët.
















