Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, sot (e mërkurë), feston ditëlindjen e 40-të.
Ai për këtë përvjetor të lindjes ka vendosur të urojë veten me një shkrim interesant, të cilin e ka ndarë me fansat në rrjetin social, Instagram, aty ku ndiqet nga hiç më pak 131 mijë ndjekës.
Artisti shqiptar e nis shkrimin e tij për rrëfimin që ia ka bërë e ëma, duke treguar orën e saktë se kur erdhi në jetë, madje jep edhe një mesazh për të gjithë ata që e ndjekin.
“Sipas kohës dhe datês kur nêna më tregonte disa herë pêr ditêlindjen time, ishte ora 10:00 e ditës së martë!Dmth- data 18 dhjetor 1979, ishte gëzim i madh pêr familjen time, qe besa edhe gjyshi kishte shkrepur disa herê me revole në atë kohë, Baba Izet. Sot 40 vite, shkuan si era”.
“Ta duam jetën se duhet ta dini që Zoti me zor nuk na ka sjellur në kêtë jetê, dhe nje ditë terrin do na e bênë dritë. Të respektojmë e të jemi mirënjohês ndaj njeri tjetrit! Të dhurojmë vetëm dashuri e kurajo për të gjithë”, ka shkruar ndër të tjerash Tahiri.
Përkundër se nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme si kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Labi po vazhdon të jetë i angazhuar në karrierën e tij muzikore.
Ai po ashtu vitin e kaluar pikërisht për ditëlindje kishte hapur një fondacion humanitar “Labinot Tahiri”, me pretekstin për t’iu dalë në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.