Drejtori i Telekom Albania interesohet për të investuar në Kosovë

E publikuar: 17/12/2019 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo kompani tashmë drejtohet nga një shqiptar. Elvin Guri është ai që zotëron me Aksionet e Telekom Albania në Shqipëri. Por këtyre ditëve ai ka vizituar Kosovën për të parë nga afër klimën e biznesit këtu.

Në një intervistë për T7/Express ai ka thënë se është interesuar që të krijoj diçka edhe në Prishtinë.

“Unë jam mërgimtar më shumë se 27-vjet kam dashur gjithmonë që të bëjë diçka për Kosovën e Shqipërinë. Mu dha rasti për blerjen e Telekomit por gjithmonë kam në mendje krijimin e një produkti shqiptar, jo nga Kosova apo Shqipëria. Dhe kjo ndjenjë patriotizmi apo realizëm më zgjon kureshtjen që të hulumtoj për mundësi investimesh në Prishtinë”, ka thënë Guri.

Madje thotë se kërkon hapësirë për investime në Shqipëri e Kosovë.