Njerëzve, qofshin ata të famshëm ose jo, iu ndodh shpesh të bëhen nostalgjikë për të shkuarën, për një kohë të ikur të jetës së tyre e cila nuk kthehet dot më, por ruhet gjithmonë si kujtim në zemër apo dhe në fotografi.
Kështu i ka ndodhur së fundmi dhe këngëtares shumë të dashur për publikun, Ponit.
Ajo është rikthyer vite pas në kohë dhe ka publikuar dy foto nga arkivat në profilin e saj të Instagramit. Në fotot në fjalë Poni është vetëm 18 vjeç por duket sikur ka mbetur po e njëjta. Në njërën prej tyre ajo shkruan: “Flokët bishtpëllumb. 18 vjeçe”.
Në foton tjetër, këngëtarja shfaqet pranë miqve të saj, dhe ka zbuluar se mbante gjithë kohës me vete një laps buzësh për të bërë konturet. Ponin jemi mësuar ta shikojmë të kuruar deri në detaje dhe mesa duket ajo ka qenë gjithmonë kaq e kujdesshme për look-un e saj: