Haradinaj: Secilin vit më shumë të forcojmë e thellojmë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në

E publikuar: 16/12/2019 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ai ka thënë se në këtë pritje në mesin e miqve dhe bashkëpunëtorëve ka festuar për arritje por edhe për sfidat e rrugëtimi të përbashkët.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se, Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe se uron që secilin vit më shumë të forcojnë e thellojnë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në./Telegrafi/