
Njujork, 26. septembra 2019 -Resenje za pitanje Kosova i Metohije mora da bude takvo da nijedna strana ne dobije sve, ali da dobije dovoljno, porucio je danas u Njujorku, u obracanju Generalnoj skupstini UN predsednik Srbije Aleksandar Vucic i istakao da to resenje niko ne zeli vise od Srbije, zarad stabilnosti. PREDSEDNISTVO SRBIJE *** Local Caption ***
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi i tij i beson presidentit francez Emmanuel Macron dhe i shprehu mirënjohje Francës për mbështetjen ndaj Serbisë në rrugën e saj evropiane.
Vuçiq tha në një konferencë për shtyp me ministren franceze të Mbrojtjes, Florence Parly, se Serbia nuk po merr pjesë në një fushatë pothuajse të orkestruar kundër Macronit mbi disa vendime të BE-së, përkatësisht vendimin për të mos hapur bisedimet e anëtarësimit në bllok të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi se kur bëhet fjalë për një metodologji të re në procesin e zgjerimit të BE-së të iniciuar nga Franca, i mbetet Serbisë të pres dhe se është i bindur që presidenti francez Emmanuel Macron nuk do ta harrojë Serbinë ose nuk do ta lërë atë vetëm.

















