Çfarë propagande amatore e gjysmë analfabetëve!!!

E publikuar: 08/12/2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruar nga Lirim Gashi

1. E krahasojnë pushtetin e Vetëvendosjes që ende s’ka ndodhur me pushtetin e Pdk-së që ka zgjatur me dekada dhe që e ka dhunuar, plaçkitur dhe copëtuar popullin, buxhetin, pronën publike dhe shtetin si mëlçinë e Mujes alkoholi dhe Fata.

2. E marrin shembull një takim që ka ndodhur në organizim të gjermanëve dhe në Gjermani ku nikoqiri i dikton rregullat e lojës, kohën, hapësiren dhe ulëset si një shembull të vardisjes së pushtetit inekzistent të Vetëvendosjes ndaj Marko Gjuriqit, ndërsa arrestimin e tij në pranverën e këtij viti që ishte inskenim i duetit Thaçi & Vučić e shesin si patriotizëm në rrota nga karota të cilit i vjen era pordhë dhe fusnota.

3. Përmes vazhdimit të propagandës “made in udba” të cilën populli e ka lexuar si libër e dëshmojnë që janë intrigant të pa përmirësuar, tinëzar të mykur, gjysmë analfabetë të pa ditur dhe idiota.

4. Në këtë mënyrë jo vetëm që ia bëjnë gropën deri në fyt vetit, por nuk ua beson më askush votën deri në ditën e kiametit.

dhe

5. Kanë thënë pleqtë e ktyneherit me plotë të drejtë :

Budallen mos e vet se t’kallxon vet.

Trusne more bythën dhe palone bishtin.

Në vend se m’u turpëru dhe me fut kokën nën dhe si strucat që na kini shtri për toke si gurt e zi dhe na kini izolu si pacientat e ebolles hala po shitni pordha patriotike në mënyrë serike dhe idiotike .

Sa ma shumë kohë që po kalon aq më shumë po ju tradhton budallia juaj që peshon me tonelata, sepse populli ka ecur shumë para jush në vetëdijesim dhe nuk keni ma punë me qurat dhe quranat e Bllaces që janë orientu në mjegull sipas gjurmëve të glaces.

Njerëz pa kurrfarë karakteri, edukate dhe morali ishit kon.

Dinak dhe intrigant si m’e ju pas pjell shkinat.