Reperi Viktor Paloka, i njohur në skenë si Unikkatil-i ka humbur të atin.
Ishte vetë artisti ai që lajmëroi përmes një postimi ndarjen nga jeta të babait, këtë të enjte. Ai ka njoftuar po ashtu se lamtumira e fundit do t’i jepet në datë 9 dhjetor në Nju Jork.
“Baba êm, shpirti i êm, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të Ênjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornëood, NY, 10594”, shkruan Unikkatil.