Paparacët i kanë kapur ‘mat’ ish-çiftin.
Një vit pas ndarjes, Kourtney Kardashian është kapur sërish mat me ish-in e saj, Younes Bendjima.
Ata u ndanë pas tradhëtisë së Bendjima-s, mirëpo duket se kjo për Kourtney-n është e shkuar dhe e harruar!
40-vjeçarja është fotografuar në një club në Miami me 26-vjeçarin, teksa futeshin së bashku dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Burime pranë dyshes kanë treguar për mediat e huaja se ata kanë nisur të dalin sërish, por po përpiqen ta mbajnë sa më të fshehtë marrëdhënien.
Marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ndarje e ribashkime, ndërsa vetë Kourtney apo Bendjima ende nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me lajmet për lidhjen e tyre.
BOTASOT