Rama: Buffon, Juventusi është si fe në Shqipëri dhe ti je si Papa

E publikuar: 07/12/2019 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama, shquhet për shakatë e tij të shumta dhe një të tillë e tha edhe në takim me Giggi Buffonin dhe Cristiano Ronaldon.

Ai ishte i pranishëm në ditën e sotme në takimin që dy fëmijët që i mbijetuan tërmetit në Shqipëri, ku takuan idhujt e tyre, Cristiano Ronaldon dhe Giggi Buffonin.

Rama nuk ka nguruar të bashkëbisedojë me këtë portierin legjendar të Juves, teksa i ka bërë me dije se ai është një juventin i vjetër.

Edi Rama: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.

Giggi Buffon: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Coverciano (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), që më thoshte gjithmonë se në Shqipëri ka një Fun Club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.

Edi Rama: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa.

Biseda u mbyll me të qeshura dhe gëzimë, sidomos nga fëmijët që i shpëtuan tërmetit.