Samiti i NATO-s: Trump e quan dyfytyrësh Trudeau-n

E publikuar: 04/12/2019 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtuar Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau “dyfytyrësh”.

Kjo ka rrjedhur pas një video të publikuar në të cilën Trudeau besohet se e ka thumbuar Trump-in në një takim të liderëve të NATO-s, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Pamjet shfaqin Trudeau, Boris Johnson të Britanisë dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron duke diskutuar për një konferencë të paplanifikuar nga presidenti amerikan.

Pastaj lidhur me këtë Trump është shprehur: “Ai është dyfytyrësh…duket djalë i mirë, por e vërteta është se unë e kam ftuar atë për faktin se nuk është duke paguar 2 përqëind [ të GDP-së për mbrojtje] dhe hamendësoj se ai nuk është i lumtur për këtë”.