Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot po qëndron për vizitë një ditore në Kosovë.
Presidenti shqiptar së bashku me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin kanë vizituar familjen Abazi.
Me këtë rast, Meta ka ngushëlluar familjen Abazi e cila humbi dy djem nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Dy vëllezrit Abazi, ndodheshin në Durrës ditën kur ndodhi tërmeti shkatërrues.