Capital T vazhdon humanitetin per te prekurit nga termeti

E publikuar: 29/11/2019 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi kosovarë Capital T ka qënë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga termeti që nga lajmi i parë.Së pari reperi kishte ofruar banim për një numër të caktuar në Prishtinë me të gjitha shpenzimet e paguara.Dhe ju bëri thirrje dhe vipave të tjerë të ofrojnë ndihmën e tyre.

Por ai nuk u ndal me kaq, Capital vendosi qe ta merrte personalisht përsipër dhënjen e ndihmave tek njërëzit në nevojë.Ai mbushi automjetet me të gjitha gjërat e nevojshme dhe u nis edhe vet në Shqipëri.

Më vonë me keqardhje Capital njofoti qe shuma nga ndihmat e Kosoves po keqperdoreshin dhe nuk po mbrrinin tek njerëzit qe kishin nevojë për to.

Në një postim në instagram ai shkruan:”Apel ska me nevoje per ndihma ne depot shteterore qe thuhet se edhe po keqperdoren, sepse te gjitha depot qe mbledhin ushqim e veshmbathje qe kontrollohen nga shteti jane te stermbushura.Dhe sipas infove qe kam spo shperndahen te njerezit ne nevoje por po ruhen per qellime te tjere.Tani ndihmat i beni direkt neper fshatrat e prekura ku keni mundesi ndersa keqperdorimet qe po behen le ti mbajne ne ndergjegjen e tyre ata qe po i bejne spese gjithcka zbulohet shume shpejt”

Mirepo pavarsisht keqperdorimit te ndihmave te tij Trimi (Capital T) nuk u ndal aspak ai vazhdoi ti dergoj ndihmat personalisht tek fshatrat e prekura.Sot postoi ne instagram ku tregoi qe pavarsisht asaj qe po ndodh duhet te jemi me pozitivitet.

INFOSOT