Shkon në 43 numri i viktimave, nxirret nga rrënojat trupi i një gruaje

E publikuar: 28/11/2019 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka shkuar në 43 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Në këtë momente ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë edhe një tjetër trup të pajetë nga rrënojat në lagjen numër 6 në Durrës.

Trupi i pa jetë është i një gruaje, ndërsa nuk dihet identiteti.

Ndërkohë, më herët forcat e kërkim-shpëtimit identifikuan dy trupa të pajetë Xhuljeta Gjonaj 53 vjec dhe Nafie Rexhepi 80 vjeç.

Ndërkaq, ende nuk është lokalizuar trupi i gruas tjetër.