Albin Kurti e Isa Mustafa takohen sot, bisedimet kalojnë në nivelin politik

E publikuar: 28/11/2019 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti si dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë takimin e radhës.

Takimi mes Kurtit e Mustafës do të nis nga ora 16:00 ndërsa këtë e konfirmoi për klankosova.tv, Besian Mustafa, zyrtar për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se qëllimi i këtij takimi është ndërtimi i koalicionit mes të dyja takimeve dhe shton se nga sot takimet dhe diskutimet mes VV-së e LDK-së, nga ai teknik kalojnë në nivel politik.