60 operatorë të njësive speciale të Policisë së Kosovës shkojnë në Shqipëri

E publikuar: 28/11/2019 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale.

“Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”.

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës ka njoftuar se sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti.