Familja nga Deçani strehon familjen nga Durrësi tek të cilët kishin qëndruar në kohë lufte

E publikuar: 27/11/2019 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosovarët vazhdojnë t’i ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë.

Kjo siç raporton rel, u bë pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.