Pamje kur tërmeti godet derisa Thaçi ishte duke folur para mediave (Video)

E publikuar: 27/11/2019 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tërmet i fortë ka goditur sërish territorin e Shqipërisë. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda.

Tërmeti i fundit që goditi Shqipërinë ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.

Ndërkaq në momentin kur ra tërmeti, prezent në Thumanë ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mediat në Shqipëri ishin duke e përcjellë live fjalimin e Thaçit, ndërkaq ky ishte momenti i goditjes:

https://www.youtube.com/watch?v=0PkrcyC0rGQ&feature=emb_err_watch_on_yt
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se për arsye sigurie të gjitha operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë për pak minuta, ndërkaq ato tashmë raportohet të kenë rinisur.