Adrola Dushi me shkrim emocional për ditëlindjen e djalit, teksa flet edhe për tërmetet në Shqipëri

E publikuar: 26/11/2019 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adrola Dushi

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, para gjashtë viteve u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin, Troi.

Dhe pikërisht data 26 nëntor është dita më e rëndësishme në jetën e saj, kur edhe solli djaloshin – i cili aktualisht është një nga personat më të dashur dhe më të afërt të supermodeles.

Së fundmi, Dushi në rrjetet sociale ka sjell një sërë imazhesh përkrah të birit, ndërsa i bën një dedikim mjaft emocional.

“Gëzimi i mamit mu bëfsh 100 vjeç. Nuk ka ditë që të mos e falendëroj Zotin për ty. Je bekimi i jetës time dhe kur duhet të flas për ty unë bllokohem, sepse me të vërtet nuk ka fjalët të duhura për ty. Vetëm një të metë ke ti, ke nervat e mamit që janë të padurueshme, ama janë reagime shumë të sinqerta, sidomos situata kur ne zihemi dhe unë e marrë me seriozisht se ty. Të kam thënë që ditën kur linde, vazhdoj të them dhe do ta them për shumë kohë, që ne të dy do të rritemi së bashku”, ka shkruar mes të tjerash Adrola.

Në anën tjetër, ajo ka reaguar edhe për tërmetet që ndodhën mëngjesin e sotëm në disa vende të Shqipërisë.

“Duajini me të dashurit e tu gjithmonë, jo vetëm kur të na kujtoj Zoti në një ditë tmerruese si kjo e sotshmja në Shqiptari. Shpresoj që të gjithë të jeni mirë”.

E njëjta po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në karrierën e saj prej modeleje, e cila qëndron mes Amerikës dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve të shumta në këtë fushë. 

BOTASOT