Instituti Sizmologjik i Kosovës: S’ka vend për panik tek qytetarët

E publikuar: 26/11/2019 06:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmeologjik i Kosovës, ka four rreth dridhjeve të tokës që u ndjenë mëngjesin e sotëm në mbarë vendin.

Mustafa ka apeluar tek qytetarët të mos kenë panik pasi tërmeti kishte epiqendrën në Shqipëri, njofton Klan Kosova.

‘’Ju lutemi mos krijoni panik te qytetaret, ne oret e mengjesit Shqiperia eshte goditur me termete te fuqishme dhe kjo eshte arsyeja qe eshte lekundur edhe territori i Kosoves e me gjere’’, është shprehur ai.

Tutje Mustafa ka lëshuar edhe raportin zyrtar nga Instituti Sizmologjik i Kosovës rreth situatës së krijuar.

‘’Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 26/11/2019 n’ora 03:54 sipas kohës lokale, Shqiperia është goditur nga disa tërmete me magnitude 3.1-6.3 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V-IX ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 12 km Juglindje te Durrësit
respektivisht në koordinatat : 41.40 (latituda) dhe 19.43 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 12 km.

Tërmeti në fjalë ishte i fuqishëm dhe është ndier dukshëm nga qytetaret e Kosovës dhe tere rajonit’’/klankosova.tv