Toyota Corolla është shpallur makina e gjelbër e vitit në panairin e makinave në Los Angeles.
Ndërsa Honda CR-V ka marrë çmimin për fuoristradën e gjelbër të vitit. Në shtetet e bashkuara, deri në 2025, i gjithë prodhimi ynë do të jetë elektrik, hibrid ose me hidrogjen – thotë Bill Fay, zëvendëspresident i Toyota-s për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Edhe pse elektrifikimi është i jashtëzakonshëm, dhe është e ardhmja jonë, motorët me djegie të brendshme nuk do të zhduken shpejt. Teknologjia e djegies së brendshme është më pak e kushtueshme për tu implementuar tek makinat ndaj nëse këto makina do të bëheshin jashtëzakonisht efikase për sa i takon konsumit, dhe me emetime të ulëta karboni, atëherë mund të themi që kemi arritur objektiva të rëndësishëm pavarësisht se e ardhmja flet për elektrifikimin”, u shpreh Ron Cogan, kryeredaktor i “Green Car Journal”.
Në fakt, prodhuesit e makinave në të gjithë botën po kthejnë sytë gjithnjë e më shumë nga makinat elektrike dhe në shown e Los Angelosit, modelet e reja elektrike mbretëruan. Ford, BMW, Hundai, Audi po ashtu erdhën me modelet e tyre mbresëlënëse elektrike. Kërkesa e konsumatorëve për këto makina – thonë ekspertët, po vjen në rritje ndaj edhe vëmendja është kthyer në këtë drejtim. Edhe BMW prezantoi në Los Angeles modelin mini elektrik, që do të jetë i disponueshëm në tregun amerikan, shumë shpejt.
Top Channel