Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave zyrën e Bankës Botërore në Kosovë, madelje të cilën ia dorëzoi Drejtoreshës Regjionale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se kjo dekoratë u dhurua për kontributin e Bankës Botërore në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në njëzetvjetorin e saj në Kosovë dhe dhjetëvjetorin e anëtarësimit tonë.
“Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Ato kanë ndikuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës”.

















