Nga Burim Korqa
Së pari duhet me e kuptu që ne jemi popull shumë falënderues dhe me traditë mikpritës, asnjëher nuk kemi qenë servil e as nënshtrues.
Kultura e një pjese të popullit tonë e tejkalon kulurën e një pjese të madhe të popujve europian, prandaj ju që po vjellni kundër kësaj mikpritje, po niseni nga vetja juaj.
Nuk kanë bërë asnjë të keqe vajzat të cilat kanë mirëpritur kombëtaren angleze, përkundër kësaj, ato vetëm se e kanë përfaqësuar denjësisht kulturën falënderuese të popullit shqipëtar të Kosovës.
Nuk po mundem me të kuptu ty që po i fyen këto vajza, cilado qofshin ato, të kujdo qofshin ato, a e din ti që ajo mund të jetë vajza jote, motra jote ???
Po të ishte vajza jote, motra jote, a do t’i fyjshe në atë mënyrë si i ke fy ti sot këto vajza të cilat janë vajzat e dikujt e motrat e dikujt ???, e me të cilat ndoshta familjet e tyre me siguri që krenohen. JO, a e din pse JO, sepse dhelpra e cila ka dashtë me e mbrri rrushin e nuk ka mundur, ka thënë qenka i idhët. Po të ipej mundësia, i pari kishe nga me e qu vajzën tënde me dalë në pritje, bile edhe ishe krenu me të.
Prandaj hesht, mos fol kur’ nuk din.
Sa i përket humbjës !!!
Është krejt normale sepse jemi shtet i pranuar qe 3 vite në FIFA dhe UEFA, dhe njëkohësisht kemi lujt me një shtet që njihet si DJEPI I FUTBOLLIT.
Krenar me Kosovën
Krenar me mikpritjën për çlirimtarët.
Unë biri yt Kosovë, krenar me bijat tua Dardane🇽🇰.