Tifozët anglezë, bashkë me ata kosovarë – janë duke krijuar atmosferë fantastike në Prishtinë.
Pak para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’ mes Kosovës dhe Anglisë, tifozët janë duke kënduar nëpër rrugët e Prishtinës.
Gazeta Express ka siguruar një video ku tifozët anglezë, me plis të bardhë në kokë dhe flamur të Kosovës – këndojnë nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës.
“Serbinë e rrahin kudo që shkon”, ishin fjalët e tifozëve të Anglisë, ashtu si mbrëmë nëpër kafene të Prishtinës.