Genta Ismajli ka filluar punimet për këngën e re.
Genta Ismajli shumë shpejt pritet të lëshoj këngën e saj të re punimet për të cilën tani vetëm se kanë filluar, këngëtarja ka njoftuar se projekti do jetë në bashkëpunim, shkruan lajmi.net.
Ajo pak më parë ndau një imazh nga një studio muzikore dhe shkroi “Diçka speciale po vjen së shpejti” dhe etiketoi artistin David Jay, me të cilin ka punuar projektin.
Janë bërë më shumë se gjysmë viti prej publikimit të këngës së fundit nga Genta Ismajli, ‘Zjarr’ titullohet projekti i saj i fundit.