Arrestohet një zyrtar policor për kontrabandë të rakisë

E publikuar: 13/11/2019 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy të dyshuar janë arrestuar dje në Kamenicë, njëri nga ata zyrtarë policor, pasi që të njëjtit me furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Kosovë ishin duke kontrabanduar mallra.

Në furgon kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar.