Në Britaninë e Madhe ndodh çudia. Në një fermë në periferi të Londrës shërbejnë hamburgera me krimba që sipas stafit janë më të shijshëm se mishi i viçit
Restoranti ka vendosur të fusë krimba në menu si një alternativë më ekologjike por dhe për faktin se krimbat janë të pasura me proteina, omega 3 dhe vitamina B12. Gjithashtu kanë më pak kalori sesa mishi.
Shefja e restorantit që njëkohësisht është edhe themeluesja e tij, Tinziana Di Costanzo, rrit në hapësirën e fermës bulktha dhe krimba që më pas i përdor në pjatat e saj.
“Lërini të zvarriten një herë në menunë tuaj dhe do të fiksoheni pas tyre”, thotë shefja.