Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!

E publikuar: 23/10/2019 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëzëri miratoi një rezolutë në lidhje me vrasjet e sponzorizuara nga shteti i Serbisë për tre shtetasit amerikanë me prejardhje nga Kosova, pra rreth çështjes së vëllezërve Bytyqi duke hapur kështu rrugën per zbardhjen e pastaj kalimin në kongresin e plotë të SHBA’së.

Pjesa unanime e rezolutës tregon pakënaqësitë rreth trajtimjt të kësaj lënde nga ana e Presidentit serb Aleksander Vuçiç për çështjen e Vëllezërve Bytyqi.

Vendimin e kongresit e ka pershendetur edhe familjari i vëllezerve Bytyqi, Ilir Bytiqi. Ai ka thene se familja e tij përulen nga veprimi i kongesit.

“Familja ime i përuluet vendimit i cili u morr nga Kongresi sot. Shpresojmë që Përfaqësuesi Special Matt Palmer dhe i dërguari special Rich Grenell do t’i dëgjojnë këta zëra dhe t’i japin përparësi çështjes së Vëllezërve Bytyqi dhe drejtësisë për krimet e luftës në punën e tyre. Sot, Kongresi tregoi se viktimat nuk mund të të injorohen ”, ka deklaruar familjari i vëllezërve Bytyqi, Ilir Bytyqi.

I lumtur me vendimin e kongresit u shpreh edhe Fatos Bytyqi.

“Kryetari Engel, Kongresmeni Zeldin dhe tani Dhoma e Përfaqësuesve të plotë vazhdojnë t’i japin familjes time forcën që na duhet për të luftuar për drejtësi. Unë kërkoj nga Përfaqësuesi Special Matt Palmer dhe i Dërguari Special Rich Grenell të tregojnë gjithashtu se lufta për çështjen e Vëllezërve Bytyqi është një përparësi amerikane. ”

H.Con.Res. 32 rrëfen historinë faktike të çështjes Bytyqi, përfshirë përfshirjen e Vlastimir Djordjevic dhe Goran Radosavljevic në vrasje. Ai gjithashtu referon premtimet e prishura të Presidentit Aleksandar Vucic në këtë çështje, dhe shprehet se “përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor domethënës që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.