Një burrë në Kinë harroi aksidentalisht kamerën e ndezur në shtëpi dhe u trondit nga ajo çfarë pa më vonë.
Në pamjet e regjistruara dukej gruaja prej 20 vitesh duke e tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Ai tha se e la kamerën në shtëpi pasi mendonte se ishte thyer.
Ndonëse videot janë zbuluar javën e kaluar, ngjarja ka ndodhur që në gusht të vitit 2016. Burri, i identifikuar si Mr.Yang tha se u divorcua nga gruaja në vitin 2018, menjëherë pasi pa imazhet.
Videoja zgjat 1 minutë dhe shihet që një burrë tjetër hyn në shtëpi dhe fillon të puthet e përqafohet me gruan./dailymail.co.uk/ /oranews/